Në puntatën e sotme të “Për’puthen”, pati shumë zhvillime, nuk munguan debatet e as akuzat.
Jurgeni tregoi se Argjendi me Ritvanën ishin dje bashkë, mirëpo kjo situatë midis Argjendit dhe Ritvanës është e përsëritur.

Arjani revoltohet dhe i drejtohet Ritvanës me tone të ashpra:

Ritvana ti po e bën këtë në mënyrë të përsëritur, mbase je toleruar shumë, mbase dhe unë s’kam folur ku duhet. Tani unë nuk të jam kthyer për respekt, se je e shkolluar, do të bëhesh dhe eurodeputete…Mos luaj me djemtë, mblidh mendjen, nëse nuk zbaton dot as dy rregulla të këtij emisioni nuk bëhesh as eurodeputete , ça të them.

Ritvana më pas u prek dhe tha se i ka thënë dhe autores, Olsa Muhameti, që nuk do të përmendet jeta e saj dhe dëshirat e saj dhe vendosi të largohet nga studio.

Argjendi nga ana tjetër mundohet ta ndaloj duke i thënë se nuk ka bërë asnjë gabim, por Ritvana nuk u kthye, pasi u prek shumë dhe është lodhur nga këto paragjykime e akuza ndaj saj.

Madje dhe në takim, Artani, i tha se nuk i duket e sinqertë dhe Ritvana u shpreh se Artani e zhgënjeu me atë takim, i cili pritet të jepet nesër, pasi u dha vetëm pjesa e parë.

Thuhet se Ritvana është larguar fare nga Për’puthen, pasi ajo nuk e ka më “përputhen_tch”, në Instagramin e saj.

Radari.al