Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në “tëitter” Kim shkruan se i nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR, teksa thotë se qytetarët duhet të votojnë të lirshëm, teksa ka shpërndarë një postim të kreut të KQZ, Ilirja Celibashit ku filet për patronazhistët.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë,” shkruan Kim.

“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave persona;e të qytetarëvE. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikohet në besimin e publikut në procesin zgjedhor” thuhet në postimin e shpërndarë nga Celibashi.

Radari.al