Ditën e nesërme në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Përmes një njoftimi në “facebook” OSHEE bën me dije se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave.

Pa energji elektrike do të mbeten abonentë në rrugën “Pandi Dardha”.

Njoftim për abonentët Tiranë

Për shkak të një defekti në një prej kabinave elektrike në Laprakë, kanë mbetur pa energji disa abonentë në rrugën “Pandi Dardha”.

Grupet e OSSH Tirana 3 janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit e rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët e prekur nga kjo avari.

Radari.al