Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 8 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar sot gjykim të shkurtuar. Hoxha akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. 

Duke qenë se ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, ish-gjyqtarja e Krujës pranon edhe akuzën që SPAK ka ngritur ndaj saj.

Në seancën paraprake gjykim të shkurtuar kanë kërkuar Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçin, Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj dhe Gentjan Nezaj.

Mësohet se i vetmi që nuk kërkoi gjykim të shkurtuar është Isuf Tanuzi.

Seanca e radhës për Enkelejda Hoxhën dhe 9 të pandehurit e tjerë do të mbahet më 25 Tetor.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore dhe bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Radari.al