Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është shprehur se Bashkia Tiranë ka marrë masat e nevojshme për përballimin e krizës energjitike. Në një intervistë, ai gjithashtu tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me përballimin e krizës janë për tu vlerësuar. Ai tha se është më mirë që të thuhet e vërteta që në fillim, në mënyrë që të përgatiten. Veliaj gjithashtu shtoi se në Tiranë nuk ka asnjë njeri e mbyll ditën pa ngrenë.

“Ne kemi një rrjet të mirë të organizuar, vullnetarësh por dhe punonjës. Do të hapim një qendër të re në Kombinat. Me rastin e projektit të rindërtimit, atë qendër në Kombinat po e bëjmë të bukur dhe më të madhe. Për të pasur paketa higjienike, etj. Shihni se sa është çmimi i kontejnerit në Durrës. S’ka ça bën kryeministri. Po rikthehet jeta për të kapur ritmin. Por një makinë nuk shkon nga zero në 100. Ekonomia do të marri kohë që të shkëputet. E shoh te puna jonë. Te çmimi i çelikut, i betonit, i lëndëve të para që përdoren për ndërtim. Bursa që citohej në gara ka lëvizur. Ne jemi thjesht pjesëmarrës në një ekonomi globale. S’jemi anëtarët e OPEC që të vendosim çmimin e naftës. Aq sa e njoh unë Edin, aq sa e njohim të gjithë, më mirë një të vërtetë të shëmtuar, se sa një gënjeshtër. Edhe unë duhet të përgatitemi si bashki, për mënyrën se si ngrohen çerdhet dhe kopshtet psh. Kryeministri bëri gjënë e shtrenjtë, Duhet të mendojmë për zgjedhje afatgjate.

Nëse qeveria do të mbrojë çmimin e energjisë për familjet, për 5-6 muaj, ose më pak, mos ndoshta mund të ndodh dhe në Tiranë që të aplikohet dhe makina elektrike. Mos është momenti të ndryshojmë çmimin e jetës?! Ky do të jetë një moment reflektimi, jo për të bërë vetëm subvencione. Këta që reagojnë prisja që të merrnin një qese dhe të ndihmonin kur ishte pandemia. 

Në disa raste kam shkuar vetë në fshatra të thella kur ishte tërmeti, dhe kam çuar ushqime. Duke sharë dhe llomotitur nuk nxjerr gjë. Kushdo që të japë një dorë të japë emrin e tij si vullnetar. E kam gjetur bashkinë e Tiranës pa asnjë mensë. Njeri pa bukë në këtë qytet nuk e mbyll ditën. Kur nuk po lëmë jabanxhinjtë që të vuaj, s’do lëmë njeri në Tiranë që të vuaj. Ndaj mos bëni cinikun, por ndihmoni.”, tha Veliaj.Duke u ndalur te deklaratat e Bashës sot për mediat, ku kujtoi edhe planin e PD-së për nxjerrjen e vendit nga kriza, Velija tha se ai nuk komenton njerëzit që japin mend nga vilat e Gjiri i Lalëzit.

“Unë nuk hy te ata që komentojnë njerëzit, por te ata që bëjnë gjëra. I pash gjatë pandemisë dhe gjatë tërmetit, që nuk ofruan asnjë apartament. I ke të gjithë te gjiri i Lalëzit. Po të harxhoj kohë që të komentoj ata që japin mend nga vilat e gjirit të Lalëzit. I besoj më shumë një gjimnaziste se ata që kanë 30 vite që japin mend.” tha ai.

Radari.al