Dy konkurrentët e “Big Brother VIP”, Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj kanë rrëfyer histori të ndryshme nga jeta e tyre teksa kryenin provën e javës ditën e djeshme.

Donaldi tregoi se në fillim kur ka ardhur në Tiranë nuk ka pasur mundësi të paguajë qiranë dhe pronari e ka nxjerrë nga shtëpia, ndërsa shtoi se njerëzit qeshnin me këtë gjë.

Po ashtu ai u shpreh se këtë histori të mbushur me disa batuta ia tregonte qytetarëve, në show-n ku merrte pjesë dhe ata qeshnin.

“S’kishim paguar qiranë dhe ne bënim show dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shptëpia. Njerëzit qeshnin me këtë. Situatat tonë i mbushnim batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, s’kisha as rroba se i kisha te shtëpia, ku pronari kishte mbyll derën. Të duket vetja si Xhoker”, tha Donaldi.

Nga ky rrëfim i aktorit të humorit, Semi nuk ka rezistuar dot dhe ka shpërthyer menjëherë në lot.

Në fund ata ngritën një dolli për shëndetin dhe jetën.

Radari.al