Nëse jeni në kërkim të një diete të shpejtë, të thjeshtë dhe sa më të efektshme në mënyrë që korriku t’ju gjejë me disa kilogramë më pak, atëherë jeni në vendin e duhur pasi Living ka zgjidhjen për të cilën keni nevojë. Ju pezantojmë me dietën detoksifikuese më të mirë të të gjitha kohërave, dieta e limonit. E krijuar në vitet ‘70 nga dietologu amerikan Stanley Burroughs me emrin dieta “Master Cleanse”, kjo dietë arrin të pastrojë organizmin dhe tresë kilogramët e tepërt duke përdorur limonin, ujin me kripë dhe një seri çajrash laksativë me bazë bimore.
Kjo dietë është bërë e njohur në të gjithë botën pasi është e preferuara e shumë yjeve të kinemasë dhe muzikës si Beyoncé, Brad Pitt, Madonna etj. Bëhet fjalë për një dietë të shpejtë e cila ju ndihmon të rrëzoni 4-9 kilogramë Brenda 10 ditësh, por duhet t’ju themi që ka edhe shumë efekte anësore pasi nuk është e mirëekuilibruar, kështu që ju ngelet juve nëse doni ta provoni ose jo.
Si funksionon dieta e limonit? Dieta e limonit bazohet kryesisht në konsumimin e sa më shumë limonadave gjatë ditës.
Për të përgatitur limonadën ju nevojiten: 2 lugë gjelle lëng limoni, 2 lugë uthull molle, 1/lugë çaji piper i bardhë, 300 ml ujë i ngrohtë ose i ftohtë.
Mund ta konsumoni këtë përbërje sa herë të dëshironi. Në mëngjes dhe në mbrëmje është e rëndësishme ta konsumoni si një laksativ. Me pak fjalë në këtë dietë janë të lejueshme vetëm lëngjetL ;ëng portokalli, lëng frutash dhe perimesh përveç lëngut te limonit që keni përgatitur, supë, fruta-perime krudo, si dhe ujë me kripë pas çdo vakti. etj

Një shembull menuje për dietën e limonit :

– Mëngjesi: Sapo të zgjoheni pini një gotë nga lëngu që keni përgatitur. Më pas mund të konsumoni një sallatë me fruta apo një grusht me fruta të thata.                                                                                                                                                                                                                                  Paradreka: Limonadë, një frut i verdhë (mollë, dardhë, banane, mandarina) dhe disa fruta te thata.                                                                            Dreka: Sallate me bathë ose perime zgare  me pak lëng limoni dhe vaj ulliri.                                                                                                            Zemra: Fruta dhe limonadë.                                                                                                                                                                                                Darka: Peshk pa yndyrë i pjekur dhe perime të ziera apo të pjekura të rregulluara me limon dhe vaj ulliri. Para se të shkoni për të fjetur pini një gotë limonadë.

Radari.al