Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ditën e sotme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme, kërkesën ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm Thoma Gëllçin dhe tre ish vartësit e tij për “Arrest me burg”.

Pas dorëzimit të kërkesës do të jetë Gjykata ajo e cila do të caktojë orën për zhvillimin em asës së sigurisë, masë e cila pritet të zhvillohet nesër në GJKKO.
Kujtojmë se më 5 tetor SPAK, i kërkoi GJKKO-së vendosjen e masës arrest me burg ndaj ish zyrtarëve, pasi nga përgjimet e kryera kishte marrë indicie që shtetasit që kishin abuzuar me tenderin e kanalit RTSH Agro, mund të dilnin jashtë Shqipërisë.

Gjyqtarja Flora Haradinaj firmosi urdhër arrestet të cilat u ekzekutuan pasditen e 7 tetorit.
Sipas SPAK, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja këto kompani u bë e ditur më herët që kishin mangësi në dokumentacionet që dispononin.

Dy ditë më parë me urdhër të SPSAK u arrestua ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorë të tij.

Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Radari.al