Qendra për Hapje dhe Dialog sjell për publikun ekspozitën “Weaving the Future III”, një ekspozitë bazuar në konceptin kritik e kuratorial të kuratores Efi Michalarou.

Cikli i ekspozitave “Weaving the Future” është një projekt në zhvillim e sipër, që ka nisur në vitin 2019 në Athinë.

“Isha gati tw ndërtoja një urë midis tradicionales dhe bashkëkohores. Idea nisi në 2019, në një galeri të vogël pranë Acropolis. Njerëzit që e vizituan patën disa propozime. Më pas ambasada greke dhe COD patën idenë ta zhvendosin këtë ekspozitë këtu. Duke filluar prej sot e deri në fund të muajit punët e 35 artistëve do të qëndrojnë këtu. Pas kësaj ekspozita do të zhvendoset në Paris”, shprehet Efi Michalarou.Në të marrin pjesë 35 artiste, të cilat kanë përdorur mjete të ndryshme shprehëse si: pikturë, skulpturë, instilacion, fotografi, video dhe performancë, duke evidentuar metoda dhe teknika tradicionale të tilla si: qëndisje, tezgjah, thurje, qepje, kanavacë, fije dhe pëlhurë, me një mënyrë të re, duke i ndryshuar dhe transformuar në skulptura, piktura dhe instalime bashkëkohore.

Ne donim që të bashkonim rolin e këtyre grave me artin bashkëkohor. Fokusi im ishte tek puna e grave.

Veprat bashkëjetojnë në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën dhe do të qëndrojnë deri në datën 8 tetor 2021.

Radari.al