Pas një vere të nxehtë dhe të gjatë, ku impenjimi kryesor ishte të dëfreheshit sa më shumë dhe të postonit çdo gjë në Instagram, ka ardhur koha të merreni seriozisht me trupin tuaj. Ndryshimi i stinës është momenti ideal për të pastruar dhe çhelmuar organizmin nga toksinat, metalet e rënda dhe lëngjet e tepërta që keni mbledhur gjatë muajve të fundit. Për këtë arsye, Living ju propozon një dietë detoksikuese që zgjat 15 ditë dhe që sipas mjekëve nutricionistë, është një domosdoshmëri për të gjithë. Kjo ditë pastron trupin nga toksinat, përmirëson sistemin tretës, parandalon alergjinë, rënien e flokëve etj. Ja për çfarë bëhet fjalë:

ZGJIMI: Niseni ditën me një gotë ujë të vakët, ku keni shtuar paraprakisht një lugë gjelle uthull molle dhe një një majë lugë çaji, me sodë buke. Përziejeni mirë derisa soda e bukës të tretet, dhe më pas pijeni. Pasi të kenë kaluar 45 minuta mund të hani mëngjes.
MËNGJESI: Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi është i pari që ushqen organizmin me energji të reja pas filtrimit të toksinave gjatë gjumit. Për fat të keq, është edhe vakti më i nënvlerësuar pasi të shumtë janë ata që nuk e konsumojnë. Gjatë ditës 15-ditore, mëngjesi do të përfshijë vetëm lëngje detox, si për shembull lëngj i freskët me mollë jeshile, dardhë, gjethe spinaqi ose selinoje, kanellë dhe xhinxher. Është në dorën tuaj të zgjidhni sasinë e ingredientëve të mësipërm, madje sa më shumë të shtoni aq më mirë është. Këtë lëng mund ta pini deri para drekës.
DREKA: Gjatë drekës këshillohet të keni sa më shumë kujdes, përsa i përket përdorimit të kripës dhe vajit të ullirit. Në të vërtetë dieta detox 15-ditore, nënkupton eleminimin e tre helmeve të bardha : sheqeri, kripa dhe mielli, por ju mund t’i përdorni në sasi thuajse minimale. Nuk duhet të mungojë kurrsesi sallata me gjethet jeshile, si sallata jeshile, spinaqi, selinoja, rukola, sallata valeriana, qepët e njoma, brokoli etj. Pas sallatës, mund të hani një supë kremoze me perime, mish pule të zier ose gatuar në avull, fileto të gjelit të detit ose peshk. Kujdes me porcionin, nuk duhet të jetë kurrsesi mbi 150 gr.
ZEMRA: Nga dreka deri në darkë, mund t’i lejoni vetes një vakt të ndërmjetëm ku lejohet konsumimi i ftutave të thata si bajamet, lajthitë apo stikat. Nuk mund të hani më shumë se 10 kokrra në total. Nëse ju ka tepruar pak nga lëngu i mëngjesit, mund ta pini.
DARKA: Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që darka është vakti i ”mëkatit”, pasi e lëshojmë veten dhe hamë gjithmonë e më shumë. Gjatë darkës këshillohet të hani 2 mollë jeshile, një gotë me kos me 0% yndyrë, ose perime të gatuara në zgarë, shoqëruar me pak djathë ose gjizë.

Radari.al