Fifi dhe Granit Cana mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, që të dy janë shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë vetëm në dhomën e gjumit.

Këngëtarja shkoi të qëndrojë në krevatin e Granitit, i cili shihet gjysmë i zhveshur, ndërkohë që Fifi është mbështetur sipër tij. Ata biseduan rreth ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj javë ne shtëpi, por nuk mund të mos vihej re afrimiteti mes tyre.

Vlen për t’u përmendur, se në natën e dytë të spektaklit, ditën e premte, Fifi dhe Graniti u pyetën nga moderatorja Arbana Osmani se si ata e shikonin njëri-tjetrin në vetëm tre ditë qëndrim në shtëpi.

Fifi dhe Graniti u shprehën se ndiheshin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe për faktin se janë shqiptarë nga Kosova.

Por ajo që ngacmoi më shumë edhe banorët e tjerë të shtëpisë si dhe publikun, ishte deklarata e Fifit se ajo nuk e shihte Granitin si një shok.  Mbetet për t’u parë në vijim se si do të shkojë afrimiteti mes tyre.

Nëse akoma nuk jeni në dijeni, po ju prezantojmë me personazhet VIP, tanimë konkurrentë për çmimin e madh të “vëllait të madh”.

  • Ilir Shaqiri
  • Sheila Haxhiraj
  • Donald Veshaj
  • Paloma
  • Elhaid Cufi
  • Beniada Jakic
  • Sabiani
  • Semi Jaupaj
  • Granit Cana
  • Kledi Hysa
  • Arjola Demiri
  • Fifi
  • Ardit Cuni
  • Monika Lubonja
Radari.al