Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për rritjen e paralajmëruar të çmimit të naftës, gazit dhe energjisë elektrike, nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë, Tabaku ka deklaruar se përmes rritjes së çmimeve, qeveria dhe kryeministri Rama fshehin krizën e vërtetë politike.

Tabaku deklaroi kjo faturë e rëndë e rritjes së çmimeve do të reflektojë në buxhetet familjare.

“Qeveria në këtë moment është duke u përpjekur të mbulojë një krizë të qeverisjes, një krizë te sektorit energjitik që nuk ka lidhje me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtar. Është duke vepruar në panik e sipër.Çmimi i energjisë elektrike për të gjithë qytetarët u rrit me 24%. Pa asnjë bazë. U tha që do të reduktoheshin humbjet, ato sot janë 20%”, ka deklaruar ajo.

Më tej Tabaku shtoi se ndërhyrjet e opozitës, i sheh si mundësi që lidhet me të ardhmen e ekonomisë dhe stabilitetin e buxhetit.

“Nuk po e shohim këtë si diçka politike, po e shikojmë si diçka që lidhet me të ardhmen e ekonomisë, me stabilitetin e buxhetit, por edhe me qëndrueshmërinë afatgjatë”, tha ajo.

Radari.al