Bruno dhe Alvisa zhvilluan takimin e radhës në “Për’puthen” dhe ajo që u vu re në takimin e tyre ishte afrimiteti. Gjë që u vu re më shumë në përfundim kur të dy u ulën në divan dhe ajo që i pasonte më pas ishin puthje, përqafime dhe prekje.

Ndër të tjera, Bruno nisi ta pyeste Alvisën se si i pëlqen puthjet, spontane apo me planifikim dhe ajo iu përgjigj se i dëshiron me planifikim.

Bruno: Qejf kam të të deh sonte.

Alvisa: Pse?

Bruno: Të dalësh pak nga zona e komfortit. Në dashuri bie shpejt?

Alvisa: Në këtë moment është shumë e vështirë. E kam shumë të vështirë.

Bruno: Ke krijuar ndonjë ndjesi?

Alvisa: Po.

Bruno: Si ta bëj që të rritet?

Alvisa: Duke qëndruar kështu.

Hyseni një nga konkurrentët në studio njëkohësisht dhe ish-i dashuri i Alvisës ka ndërhyrë dhe i ka thënë se puthja rrëmbehet, nuk kërkohet.

Ndërsa Hyseni ndërhyri duke thënë se ishte gënjeshtër dhe tregoi se kanë bashkëjetuar për 1 vit e gjysmë. Kjo nxiti reagimin e ashpër të Alvisës.

Hyseni: Kam 5 muaj që jetoj vetëm se kam bashkëjetuar me Alvisën.

Alvisa: Po motra dhe mbesa.

Hyseni: Jo nuk është e vërtetë. Kemi pasur bashkëjetesë për 1 vit e gjysmë.  Jetoj vetëm. Ka vetëm 2 javë që ka ardhur mbesa.

Alvisa: Mirë çfarë më ke gatuar ti?

Hyseni: Përveç atyre që kemi gatuar bashkë, kam gatuar dhe vetë.

Alvisa: Çfarë ke gatuar? Se mos më ngatërron me ndonjë tjetër?

Hyseni: Po po.

Radari.al