Në pikë kalimin kufitar te Aeroporti oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit.

Dogana njofton se Njësitet Antikontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje.

Pasi pala ka hyrë në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën  nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.Gjithsejtë stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zinxhire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtës.

Radari.al