Një person ka humbur jetën dhe një tjetër janë plagosur në një aksident të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd pranë fshatit Xibrakë.

Në aksident është përfshirë një trajler dhe një makinë.

Nga aksidenti ka humbur jetën një 54-vjeçare, ndërsa një 37-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit“, njofton Policia.

Radari.al