Pas momenteve trishtuese që ka kaluar përgjatë këtyre tri ditëve të para, për shkak të mungesës së fëmijëve, Arjola Demirit i është bërë një surprizë nga ‘vëllai i madh’.

Sot më në fund, Arjola ka lexuar një letër që i ka ardhur nga motra, që tashmë po mban fëmijët e saj.

“Kjo është mami jonë thonë ata. Këto ditë kanë qenë të zakonshme për ne. Tani do ç’mallemi më shumë se të kemi 24 orë live. E di që të ka marrë malli dhe mendon çdo sekond për tre bebat e tu. Latife gjysma ime, të dua shumë!” shkruhej në letrën që motra i kishte dërguar Arjolës.

“Kisha shumë nevojë për këtë letër. Jam vazhdimisht shumë e ngarkuar edhe kur jam larg se ndjenja e përgjegjësisë është shumë e fortë siç e çdo prindi. Motra ka qenë shtylla më e fortë kur kam nisur karrierën në Kosovë. Më ka ndihmuar me gjithçka”,tha Arjola, pasi pa klipin.

Pas këtij momenti Arjola ka shkuar në dhomën e surprizave, ku u takua me motrën Elisën. Ajo i kërkoi Arjolës që të mos mërzitej dhe nga këtej e tutje të bëhet e fortë e të dalë nga Big Brother Vip fitimtare.

“Ti nuk je Arjola që unë njoh, e di që ke merak, por më ke lënë një amanet dhe atë nuk e tret as dheu. Të kanë mbuluar emocionet, dua të të shoh të fortë dhe të dalësh nga këtu fitimtare. Dua Arjolën e bukur, të fortë. Fëmijët janë amaneti im dhe nuk ke pse mërzitesh. Dua që të dalësh nga këtu siç është Arjola e fortë”, tha motra e Arjolës.

Radari.al