Një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Adriatik Llalla vihet në lëvizje.

Raportohet se Llalla kërkon pezullim ekzekutimi të vendimit që e ka dënuar me dy vite burgim për fshehje pasurie. Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Llalla i dënuar vetëm 3 javë më parë nga GJKKO me 2 vite burgim ka vënë në lëvizje drejtësinë shqiptare. Kërkesa përmes së cilës kërkon të pezullojë dhe shtyjë ekzekutimin e dënimit me 2 vite burgim dhe të mos shkojë prapa hekurave, është bërë për arsye shëndetësore.

Kjo kërkesë e paraqitur nga avokati i tij është depozituar dhe do të hidhet në short në ditët në vijim. Ish-Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me vendim të formës së prerë.

Radari.al