Pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, ku pritet të diskutohet në lidhje me këto çështje.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe më pas Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.

Më 3 tetor, në një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, ku tha se e gjithë bota po përballet me një krizë të tillë dhe se efektet po ndihen edhe te ne. Rama u shpreh se kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por theksoi se situata bëhet edhe më e ashpër kur në lojë futen edhe manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë.

Dy ditë më parë, qytetarët u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët” e Kombit ku protestuan kundër rritjes së çmimeve, pasi vendi ynë është përballur edhe me rritje të çmimit të bukës dhe karburanteve.

Radari.al