Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, thotë se ka takuar dje ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për ta uruar për detyrën, si dhe ka këkruar që Shqipëria të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

“Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, do ta mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij”, shkruan Kim ndër të tjera.

Shkruan Yuri Kim:

Takova  dje me ministrin e ri të Financave dhe Ekonomisë @DelinaIbrahimaj për ta uruar për emërimin. SHBA i bën thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet http: // fatf-gafi.org/media/fatf/doc uments/reports/fur/Moneyval-FUR-Albania-2021.pdf – thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

SHBA mbështet fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, do ta mbrojë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Radari.al