Në Tiranë po zhvillohet edicioni i 7 i Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Tema e këtij edicioni përshkruan përpjekjet e përbashkëta të bashkëpunimit të 6 vendeve të Evropës Juglindore në angazhimin aktual të rimëkëmbjes dhe rritjes pas COVID-19.

Në forum ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili mbajti edhe fjalën e tij teksa theksoi se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është përherë e më pak retorikë e Bashkimit Evropian.

Sipas tij procesi i zgjerimit mund të kërkojë shumë kohë.

‘Ballkani Perëndimor të mbështetet për transformimin’, tha Rama ndër të tjera.

Ai shtoi se fjala ‘zgjerim’ sa vjen dhe po përdoret më pak në retorikën e BE.

https://fb.watch/8uDUDGas1D/

Radari.al