Erion Brace nuk i ka kursyer akuzat drejt kryedemokratit Lulzim Basha pas fjalës së këtij te fundit në kuvend këtë të enjte.

Duke publikuar edhe disa foto që ai vetë i ka bërë Bashës në sallë, deputeti shkruan se përgjatë 18 minutave të fjalës  së tij, Basha vetëm shau, fyeu, genjëu, mallkoi, por për asnjë moment nuk bëri thirrje që shqiptarët të vaksinohen.

18 MINUTA URREJTJE;

SHAU, FYEU, GENJEU, MALLKOI POR NJE GJE SE BERI, NJE TJETER SE DINTE:

NUK BERI , ASNJE SEKONDE, ASNJE MINUTE, THIRRJEN PER TE BERE VAKSINE, PER TU VAKSINUAR!

Por Brace nuk ndalet me kaq, teksa vë në shënjester kryedemokratin edhe për një detaj tjetër. Sipas tij, ndryshe nga cfarë pretendon Basha, taksa e qarkullimit është 27 lekë dhe jo 240 lekë.

NUK E DI, NUK E MESOI KURRE SE, TAKSA E QARKULLIMIT ESHTE 27 LEKE, JO 240 LEKE, PRA AS 24 LEKE!

TANI I BESOHET “PROPOZIMEVE” TE NJE NJERIU QE NUK DI AS KAQ?

Radari.al