Ardi Veliu ka dorëzuar sot detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij të lamtumirës në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të ri, Gledis Nano, Veliu tha ndër të tjera se Policia e Shtetit është sot më mirë se dje.

Veliu falenderoi tre  ministrat e Brendshëm me të cilët punoi, kryeministrin Rama për mbështetjen si dhe të gjithë punonjësit e policisë.

“Jam mbështetur në tre shtylla, si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune të cilën juve të nderuar kolegë sëbashku përballuan sfidat e tërmetit, ishit të parët që dhanë ndihmën e parë, shpëtuam jetën e qytetarëve. Kam  një vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime. Jeni ju të nderuar kolegë që për muaj dhe vite me radhë arritëm të menaxhonim të gjithë situatën e pandemisë. Jam krenar që sot e dorëzoj detyrën e drejtorit të përgjithshëm. Dua të falenderoj kryeministrin që më ka mbështetur. Falenderoj të tre ish ministrat e brendshëm. Falenderimi kryesor është për ju të nderuar kolegë. Policia është sot shumë herë më mirë se dje. Pavarësisht se të verbuarit kërkojnë të hedhin baltë mbi punën. Policia nuk fillon dhe mbaron me mua. Ju falenderoj pa masë për ndihëm që më keni dhënë. Dua të falenderoj familjen time dhe ju uroj të gjithëve juve suksese dhe drejto Gledisit shumë fat,” u shpreh Veliu.

Radari.al