Aktori Florian Binaj e konsideron shqetësuese situatën e rritjeve të çmimeve të ushqimeve në vendin tonë.

Në një intervistë, Binaj theksoi se sot shteti kujdeset më shumë për një të burgosur sesa për një njeri në nevojë.

“Sot kujdeset më shumë shteti për një të burgosur sesa për një njeri që ka nevojë. Paguhet më shumë në ditë një i burgosur sesa në muaj një njeri që ka nevojë”, u shpreh aktori, teksa shtoi se të hënën do të zhvillohet protesta e radhës para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve.

Gjatë fjalës së tij, z. Binaj tha se në protestën e djeshme do të ishin dyfish njerëz nëse ambasada amerikane fillimisht nuk do e quante protestën si të organizuar nga PD.

“Pati një mëdyshje të madhe kur ambasada amerikane tha që është e organizuar nga PD. Pastaj kur komunikoi me disa nga njerëzit që kishin bërë njoftimin në Instagram për t’u mbledhur, bëri njoftimin e dytë dhe tha nuk ishte e organizuar nga PD”, u shpreh ai.

Radari.al