Ambasada e Italisë në Tiranë uroi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa shprehu vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.

“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit të Italisë dhe atyre të Shqipërisë për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ambasadës italiane.

Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai zëvendësoi në këtë post, Ardi Veliun, ndërsa më parë ushtronte detyrën e drejtorit të Antiterrorit.

Radari.al