Avokati i njohur Adriatik Lapaj ishte ai i cili mori fjalën e fundit në protestën e sotme përballë kryeministrisë.

Lapaj bëri të ditur se ditën e hënë, në orën 17:00, qytetarët shqiptarë do të rikthehen sërish përballë kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, bukës dhe shportës së ushqimeve.

Kërkesat:

-Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarkullimit në naftë

-Heqjen e akcizës së gazit

“Ditën e hënë në orën 5 do jemi këtu përsëri. Ndoshta bëhemi më shumë se sot ditën e hënë. Ku i dihet”, u shpreh Adriatik Lapaj.

Radari.al