Pas ndarjes së bujshme të çiftit Gilberta dhe Ilir, shumë pikëpyetje ngelën të papërgjigjura për publikun. Sot në ‘Abc e Pasdites’ vetë Gilberta ndau të vërteta e saj në lidhje me historinë e përfunduar të dashurisë.

Teksa shihte momente nga intervista e fundit me Ilirin, ajo u përlot duke pranuar se kishte mall për atë lidhje.

“Mu mbushën edhe pak sytë me lotë kur e pashë, sepse të merr malli për gjërat e bukura. Të mungojnë gjërat e bukura. Ishte histori e bukur.” – tha Gilberta e emocionuar.

Mirëpo, pyetjes së Ermalit nëse do të ketë një rikthim Gilberta ju përgjigj:

“Jo, nuk ka dritë jeshile.”

Ndarja e tyre ishte e papritur, jo vetëm për ndjekësit e tyre por edhe për vetë Gilbertën, e cila shpreh se në këtë ribashkim nuk e kishte menduar kurrë fundin. Përkundrazi ajo tha në emision se vetë Iliri e kishte siguruar mbi këtë gje, duke i thënë ‘vetëm po të më këpusësh kokën do të ndahem nga ti’.

Gilberta nuk u kursye edhe në komunikimet e fundit të saj me Ilirin. Një shkëputje e menjëhershme, e befasishme dhe pas shumë sqarime sipas saj.

“Filloi një lloj distance dhe uë nuk e doja. Po e shihja, e lashë të lirë. Nuk i di tamam problemet që ai kishte. Pas emisionit tënd, në jemi ndarë një javë më vonë. Unë i nisa një mesazh dhe i thashë duhet të jesh më tepër present. Mund të rrinim tërë ditën pa folur, vetëm një mesazh në darkë ‘Natën e mirë’. Më vjen keq, por kaq nuk mjafton. Pas mesazhit tim, ai nuk u përgjigj edhe ne nuk folëm më. Nuk kërkoi asnjëherë të fliste me mua pork a folur me publikun në Instagramin e tij.” – rrëfeu Gilberta.

Ndonëse një ndarje në heshtje, komentet ndaj njëri tjetrit kaq qenë të vazhdueshme në rrjete sociale. Moderatori i emisionit, Ermal Peçi, i rikujtoi Gilbertes disa nga komentet e bëra prej Ilirit drejtuar asaj në postim në Instagram, duke e pyetur se çfarë shije i kanë lënë këto mesazhe indirekte:

“Më la shije të keqe sepse bëhet fjalë për ofeza, ndërkohë që unë nuk e kam ofenduar asnjëherë. Unë nuk i shkruajta më, nuk këmbëngula më dhe kaq . Dua vetëm t’i them diçka Ilirit nga ekrani. Të lutem mos më ofendo më te njerëzit. Nëse ke diçka mund të ma thuash mund drejtpërdrejt.”.” – u shpreh kjo e fundit.

Radari.al