Mazda duket se po bëhet gati për lansimin e versionit të ri të modelit Toyota Yaris, që duket se do të jetë zëvendësuesi i Mazdas 2.

Edhe pse s’ka asgjë zyrtare ende, kompania thuhet se po bëhet gati për prezantim.

Vetura e re do të jetë pjesë e partneritetit afatgjatë me Toyotan, që parasheh bashkëpunim në gjithçka, nga teknologjia autonome deri te veturat elektrike.

Gjatë një prezantimi para investitorëve në nëntor të vitit të kaluar, Mazda njoftoi se do të lansojë modelet bazuar në platformën e Yarisit nga 2022-a.

Në qershor sivjet, Mazda lajmëroi se do të lansojë 13 vetura të reja elektrike deri më 2025, të ndarë në pesë modele plug-in hibridë, pesë hibridë dhe tre elektrike. Raporti i njëjtë konfirmon se hibridët do të kenë teknologjinë e njëjtë si Priusi e Yarisi.

Modeli i ri Mazda 2 pritet të ketë motor 1.5-litërsh benzinë-hibridë me 114 kuajfuqi.

Radari.al