Qindra qytetarë janë mbledhur para  Hotel Olimpik të Gjirokastrës, ku pritet  të nisë pas pak “Foltorja” e radhës e ish kryeministrit Sali Berisha.

Duke folur për mediat ata janë shprehur se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet.

“Kemi ardhur për të ringritur edhe një herë PD, për ta çuar edhe një herë PD në qeveri. Ne nuk jemi një parti që rri përjetësisht në opozitë dhe me Sali Berishën ne vijmë në pushtet. Unë jam një ndër votuesit dhe mbështetësit e Lulzim Bashës”, tha një demokrat.

“Berisha do ta bëjë patjetër PD-në. Berisha është si Skënderbeu jo Edi Rama i Spiropalit. Luli është tradhtar, është një pabesi dhe nuk e prisnim kurrë nga ai njeri. Është pabesi ajo që bëri ai për Sali Berishën, ai nuk lufton poër karrigen e tij por lufton për Partinë Demokratike të 1991”, u shpreh një tjetër.

Radari.al