Vip-magazine.al zbuloi disa prej personazheve të njohur që do të jenë pjesë e “Big Brother Vip”.

Rikthimi i këtij “reality show” pas disa vitesh ndërprerje ka rikthyer një interesim të madh të publikut shqiptar, të cilët kanë pasur kureshtje për personazhet që do të jenë pjesë e “Big Brother Vip”.

Ashtu siç e kishte zbuluar edhe Vip-magazine.al disa ditë më parë, produksioni ka zyrtarizuar banoren e parë  “Big Brother Vip”, e cila do jetë Arjola Demiri.

Një ish-Miss nga Tropoja, vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë ajo u rikthye në Teatrin “Dodona” në Prishtinë, për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyçe në jetën e një femre.

Arjola Demiri është pjesë edhe programit të humorit, Portokalli.

Radari.al