Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez pranon se një lëvizje për yllin e PSG -së, Kylian Mbappe do të tentohet në janar.

Mbappe ka deklaruar në mënyrë sensacionale se e njoftoi PSG-në në korrik se dëshironte të largohej dhe i dha përparësi një kalimi tek Real Madrid.

Në përgjigje, Florentino deklaroi këtë mëngjes: “Në janar do të kemi lajme nga Mbappé. Shpresojmë që më 1 janar gjithçka të zgjidhet.”

Presidenti gjithashtu deklaroi: “Ne kemi kaluar nga hyrja në 900 milion euro në pak më shumë se 600.

“Ndoshta do të duhen rreth tre vjet që ne të kthehemi në shifrat që kemi futur para pandemisë.”

Radari.al