Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi të dielën masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e IKMT Dibër, Lutfi Miftari dhe Eljo Elezin, administrator i një kompanie minerare të akuzuar për korrupsion.

Miftari dhe Elezi u arrestuan me urdhër të SPAK të premten, pasi administratori i kompanisë “H4 CHROM” dyshohet se i ka dhënë 50 mijë lekë të reja drejtorit të IKMT-së Dibër në këmbim që ky mos të fillonte procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt.

Radari.al