Presioni i ushtruar nga Bashkimi Europian ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e konfliktit mes tyre dukët se po jep rezultat. Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti bullgar Rumen Radev do të takohen nesër pak para fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Bërdo të Sllovenisë.

Paraprakisht ata do të ulen në takim me Varhelyi dhe Janshan. Ndërsa më pas do të kenë takim të përbashkët me kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron. Sipas mediave bullgare takimi i tillë i vendos Gjermaninë dhe Francën në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen edhe të një krize në BE. Kryeministri Zaev konfirmoi takimet e përbashkëta. Ndërkohë presidenti amerikan i ka theksuar autoriteteve të BE-së se zgjerimi duhet të vazhdojë.

“Biden ia ka theksuar presidentes së KE-së Ursula Von der Layen se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ta përfshijë Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar në Tëiter ambasadorja amerikane në Shkup Kejt Mari Bërns.

Radari.al