Në mbledhjen e zhvilluar sot nga Konferenca e Kryetarëve, Kuvendi ka shtyrë ngritjen e komisioneve hetimore për tre çështje të adresuara nga PD.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur se për ngritjen e komisioneve duhet të niset një debat dhe të arrihet konsensus mes palëve.

Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje”, mësohet të ketë thënë Balla në mbledhje.

Opozita javën e shkuar ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e tre komisioneve hetimore lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit, inceneratorët dhe për çështjen “Beccheti”.

Radari.al