Duke folur për RMC Sport në një intervistë që do të transmetohet plotësisht të martën, sulmuesi i PSG -së, Kylian Mbappé konfirmon për herë të parë se ai kërkoi të largohej nga klubi këtë verë.

“Unë kërkova të largohesha, sepse nga momenti kur nuk doja të qëndroja më, doja që klubi të merrte një tarifë transferimi në mënyrë që ata të mund të sillnin një zëvendësues cilësor. Ky klub më ka dhënë shumë, unë kam qenë gjithmonë i lumtur, 4 vitet që kam kaluar këtu, dhe unë jam akoma. E thashë mjaft herët që klubi të reagojë. Doja që të gjithë të dilnin nga kjo histori si të fituar, të kryhej një marrëveshje e mirë dhe e respektova atë. Unë ju thashë, nëse nuk doni që unë të shkoj, unë do të qëndroj. “

Radari.al