“Shyqyr që ka ardhur kjo koha që të mund të divorcohen”. Kështu u shpreh balerini i njohur, Graciano Tagani, gjatë bisedës “Në Trotuar” në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Tema që po diskutohej në studio ishte pikërisht në lidhje me divorcet dhe arsyet që ata “mund të ndaheshin nga partnerët e tyre”.

“Kam prindërit e ndarë. Nuk do doja që prindërit e mi të debatonin çdo ditë para meje. Shyqyr që kanë ardhur këto kohë”, tha balerini i njohur.

“Kam prindërit e divorcuar, nuk do doja që...”/ Balerini i

Ky i fundit tregoi edhe arsyet se pse ai mund të ndahej nga partnerja e tij.

“Nuk do falja tradhtinë, sidomos nga ana e femrës. Jo se po justifikoj atë të meshkujve, por nga ana e femrës është akoma më e rëndë, pasi duhet të respektojë veten”, tha Tagani.

“Kam prindërit e divorcuar, nuk do doja që...”/ Balerini i

Graciano shtoi se nuk do ishte aspak për emigrimin, ku partnerët të jetojnë e punojnë në vende të ndryshme.

I pyetur nëse partnerja e tij, Argjira Spanca, do të shkonte në Kosovë për punë, Tagani tha: “Nëse do të kishte një projekt, do shkoja pas saj ta mbështesja”.

Radari.al