Mbrëmjen e djeshme është mbajtur puntata e parë e “Për’puthen Prime” që prej nisjes së sezonit të tretë të këtij reality show.

Gjatë mbrëmjes, diçka e pazakontë ka ndodhur mes konkurrentëve, që ka trazuar ujrat dhe ka nxitur debat.

Pjesë e emisionit u bë edhe ish-i dashuri i konkurrentes Alvisa Qarri.

Gjatë prezantimit të djalit të ri nga Bora, Alvisën s’e mbante vendi derisa u çua nga studio për të daë jashtë. Kështu, Bora sqaroi se djali në fjalë ishte ish-partneri i Alvisës dhe zbuloi se ata kishin qëndruar tre vite të lidhur.

Po ashtu, edhe rikthimi i disa prej konkurrentëve të sezonit të kaluar, ngjalli mjaft polemika.

Pas bujës që shkaktoi emisioni mbrëmjen e djeshme, autorja Olsa Muhameti ka vendosur të realizojë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo që mori më shumë vëmendje në këtë bisedë ishin përgjigjet plot mllef të ndjekësve drejtuar Olsës, të cilave zgjodhi që t’u përgjigjej Atdheu.

Dikush i shkruan Olsës se është e pashpirt dhe se i bën të gjitha për klikime.

“SA E PASHPIRT, VETËM PËR TË SHFRYTËZUAR JE.”- IA KTHEN ME IRONI ATDHEU.

Ndërkohë, dikush tjetër shkruan:

“BOLL SE NA HAPE BARKUN, FEMËR E SHPIFUR PA MORAL!”

Nga ana tjetër kjo nuk ka mbetur pa përgjigjen e Atdheut, i cili me ironi thotë:

“E VËRTETË, MORALI TE PROGRAMI KA NGELUR!”

Radari.al