Pesë turistë, tre gjermane dhe dy francezë kapen me kanabis në Shqipëri, ndërsa po tentonin të kalonin pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas policisë, në dalje të RSH pas verifikimeve të të dhënave në Sistemin TIMS, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “alfa romeo” me të cilin po lëviznin tre persona gjermane.

Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në vijën dytë në automjetin tip “Renault”, u gjetën 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Të gjithë turistët e huaj u proceduan penalisht.

Njoftimi i policise

Gjithashtu në djalje të RSH pas verifikimeve të të dhënave në Sistemin TIMS, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “alfa romeo” që drejtohej nga shtetasi V. K., si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L. dhe K. K. (të tre shtetas gjerman).

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Si dhe nga kontrolli i ushtruar në vijën dytë i automjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin H. D. dhe pasagjere shtetasen M. C., (shtetas francez), u gjetën 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Radari.al