Bernard Tapi i cili ndërroi jetë pak orë më parë në moshën 78-vjeçare si pasojë e kancerit në stomak, ka qenë presidenti historik i klubit të Marsejës.

Në vitin 1986 ai mori drejtimin e Marsejës duke triumfuar në katër kampionate dhe për të parën herë në historinë e një klubi francez duke triumfuar në një Kupë Kampionësh në vitin 1993 ndaj Milanit.

Tapi përveçse president i klubit të njohur të Marsejës ka qenë edhe ish-Ministër i shtetit francez dhe ish-biznesmen i markës së njohur të veshjeve “Adidas”.

Bernard Tapi u dënua me tetë muaj burg pasi skuadra e tij, Marseja u dënua për trukim të ndeshjeve dhe klubi francez u dënua duke zbritur një kategori më poshtë. Ditën e sotme, Marseja ka qenë në zi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Tapi të cilët e konsideronin si një ikonë të klubit marsejez.

Radari.al