Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përgënjeshtroi lajmin se në Shqipëri do të grihet një qendër për strehimin azilantëve nga vendet e treta.

Ajo e ka quajtur lajmin nga mediat angleze një sajesë të turpshme dhe të rremë, duke shtuar se bisedime të tilla nuk janë bërë dhe as nuk do të bëhen.

Xhaçka u shpreh se vendi ynë është krenar për strehimin e 4000 refugjatëve por nuk do te kthehemi kurrë në një qendër ku vende ku e ku më të mëdha e më te pasura se ne të depërtojnë azilantët e tyre.

“Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë.”, shkruan ajo në rrjetin e saj social Twitter.

Radari.al