Paraditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e bukur se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes.

Rama u shpreh se ky përfitim për bebet vjen në kuadër të programit të mbrojtjes sociale të qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“Fëmijët të parët, Shqipëria e ardhmja jonë”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.

Radari.al