Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim shumë shpejt dhe kurioziteti i publikut është i madh, pas 4 vitesh pauzë.

Qëkur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur, kryesisht këngëtarë, moderatorë, aktorë dhe madje u aludua dhe për opinionistët.

Më herët, Në një intervistë për “Top Albania Radio” Lori Hoxha është pyetur rreth opinionistëve dhe ka thënë se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil.

“OPINONISTËT JANË DY. ËSHTË NJË GRUA DHE NJË BURRË. DONIM DY QË TË BALANCONIM NJËRI-TJETRIN DHE TË KISHIM SA MË SHUMË OPINIONE TË MIRA. PO ASHTU JANË SHUMË KARAKTERE TË NDRYSHME DHE JANË NË PROFILE TË NDRYSHME. KËSHTU QË SHPRESOJ TË GJENDEN MIRË DHE NUK JANË AFËR MENDJES. NUK JANË KËTO OPINONISTËT QË PRITEN GJITHMONË TË JENË. NUK ËSHTË ARIAN KONOMI (QESH).”

Ndërkohë, Lori ka publikuar pak ditë më parë një video ‘funny’ në Instagram, ku i drejtonte pyetje së motrës për banorët dhe ajo me humor jepte mendimin e saj.

Po ashtu, ditën e djeshme ajo zbuloi se e ka një “opinioniste ëndrrash”, që është motra e saj Sara.

“OPINIONISTJA E ËNDRRAVE”- SHKROI LORI KRAH NJË FOTOJE KU SARA SHIHEJ NË VENDIN E OPINIONISTES.

Dhe të gjithë menduan se këto fjalë ajo ia drejtonte të motrës për shkak të dashurisë dhe vlerësimit që ka për të.

Por dyshimet se Sara është me të vërtetë një nga opinionstet e “Big Brother VIP” i nxiti dhe më shumë Arbana Osmani teksa ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video ku Sara shihej sërish në vendin e opinionistes.

 “JO, SE MENDOJNË NJERËZIT SE JEMI TALLUR. QË NUK JE TI OPINIONISTJA. JA, GATI ËSHTË!”- THOTË ARBANA.

Për më tepër Sara shton:

“JO, NUK TALLEMI”.

Krahas videos, moderatorja ka shkruar:

 “NJË NGA OPINIONISTET TONA.”

Radari.al