Ka të gjitha shanset që britanikët të shkaktojnë një “luftë” të vërtetë të vogël midis dashamirëve të veturave me këtë deklaratë.

Duke parë rrugët tona dhe duke dëgjuar komentet në tarracat e kafeneve, ne mund të vëmë dorën në zjarr se veturat gjermane nuk janë vetëm më të njohurat në tregun e dorës së dytë, por edhe më të besueshmet sipas mendimit të përdoruesve.

Por, WhatCar Britanik njoftoi se këtë vit zgjidhja më e mirë në tregun e dorës së dytë është Peugeot, modeli 5008.

Jo vetëm që 5008 është më i miri në segmentin e tij, por gjithashtu mori fitoren e përgjithshme.

Edhe pse “francezët” nuk konsiderohen të besueshëm, 5008 thyen tabu të tilla.

Britanikët lavdërojnë motorët e tij, kabinën me shtatë vende, ndërsa redaktori i revistës përmblodhi që 5008 admirohej si një veturë re, dhe tani ata e konsiderojnë atë një veturë të shkëlqyer të përdorur. 

Radari.al