Qytetarë të shumtë dhe studentë kanë dalë pasditen e sotme në protestë në sheshin “Nënë Tereza”, duke u shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm.

I pranishëm në këtë marshim ishte dhe avokati Altin Goxhaj, i cili iu bëri thirrje studentëve që të mos dorëzohen, ndërsa paralajmëroi se do të mblidhen sërish të shtunën e ardhshme kundër vaksinimit të detyrueshëm.

“Mos u dorëzoni kurrë, ditën e shtunë në orën 18:00 do të mblidhemi sërish kundër vaksinimit të detyrueshëm”, tha Goxhaj.

Kjo nuk është hera e parë që studentët protestojnë kundër vaksinimit me detyrim. Pak ditë më parë ata kërkuan nga qeveria heqjen e kësaj mase, si dhe të rikthehen në auditore për të ndjekur rregulisht leksionet. Fillimisht protesta që zgjati 60 minuta nisi në sheshin “Nënë Tereza” dhe më pas protestuesit u zhvendosën përballë Kryeministrisë.

Radari.al