Në mediat rozë u përfol se ish-kapiteni i kombëtares sonë të futbollit, Lorik Cana mund të jetë pjesë e “Big Brother Vip”, reality show që do të fillojë me 5 tetor.

Është kontaktuar ish-kapiteni Cana, i cili u shpreh se nuk do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”, duke mohuar përfundimisht zërat për një konfirmim të mundshëm për t’u futur në shtëpinë më të vëzhguar shqiptare.

Disa prej emrave të njohur që i janë bashkuar “Big Brother Vip”, janë zbuluar nga mediat, ndërsa pritet me shumë kureshtje të zbulohen edhe emra të tjerë.

Edhe këtë vit Top Channel ia ka besuar drejtimin Arbana Osmanit, e cila ka drejtuar me shumë sukses edicionet e para.

Zbulohet se Dojna Mema një nga moderatoret e dashura për publikun do të drejtojë Big Brother Vip -Fun Club.

Radari.al