Një dietë e kombinuar me fruta, perime dhe të gjitha llojet e drithërave, është çelësi për të luftuar shumë sëmundje, por veçanërisht astmën.

Sipas një studimi të një ekipi të Universitetit të Luzernës në Zvicër, bazuar në provat e kryera me kafshët, kjo dietë e pasur me shumë fibër, redukton pezmatimin e mushkërive. Këto prodhime mund të ndryshojnë mënyrën se si përthithen lëndët ushqyese nga zorrët dhe forcojnë sistemin e imunitetit. Shtimin e rasteve me astmë në mesin e njerëzve, shkencëtarët e këtij universiteti e shpjegojnë pikërisht me konsumimin e paktë të prodhimeve me bazë bimore si dhe të frutave.  Studimi i këtij grupi kërkuesish është publikuar në revistën mjekësore, “Natyra”.

Radari.al