Analistët Ilir Demalia dhe Frrok Çupi ditën e djeshme i ka nxjerrë biografinë aktivistes Evi Kokalari. Kjo e fundit është bërë shumë protagoniste ditët e fundit duke kërcënuar kryedemokratin Basha se do e bëjë problem në Kongres lotimin e tij me para ruse. Por analisti Demalia është shprehur se ndikimi i saj atje është zero. Sipas tij, Kokalari është duke gënjyer kur thotë se i ka prindërit e persekutuar pasi sipas tij, babai i saj ka qenë sekretar partie në kohën e komunizmit. “Pse është i pabesueshëm ky njeri? Ky njeri gënjen dhe manipulon kur thotë “jam mbesa e Musine Kokalarit”, gënjen kur thotë se “prindërit kanë qenë të persekutuar”. I ati ka qenë Sekretar Partie në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo dhe kushdo ka të drejtë të takojë Kongresmenin, por këtu punohet me lobingje dhe pagesa. Por që të ngresh këtë çështje në Kongres, do disa persona. Nuk ka fuqi, jo Evi Kokalari, por as Kongresmeni amerikan që do kandidojë tani që ta çojë këtë çështje në Kongres. Çështja e Bashës dihet, ka dhënë para dhe s’ka asgjë të re. E di Kongresi dhe drejtësia amerikane”, tha Demalia. Edhe më herët analisti u shpreh se ishte turp abuzimi i saj me emrin e Musine Kokalarit. Sipas tij, sa i përket Berishës ai është një i mjeruar që kërkon shpëtim nga ajo. “Evi Petrit Hoxha Kokalari Angelakis, boll abuzove me emrin e nderuar të Musine Kokalarit. Boll gënjeve me persekutimin tënd se nuk je e persekutuar as ti, as yt atë Petriti, por në të kundërt të privilegjuar nga Hoxha. Boll fole në emër të komunitetit shqiptar në Amerikë se nuk përfaqëson asgjë në komunitetin shqiptar. Berisha në gjendje të mjerë që kërkon shpëtimin nga ju”, tha ai.

Çupi komenton Kokalarin

Edhe analisti Frrok Çupi e ka komentuar aktivisten Evi Kokalari. Çupi duke folur për gazetën “SOT”, e quajti Kokalarin një mall që shkëmbehet me favore ndaj Berishës edhe pse pretendon për kryetare. Sipas tij, ajo i ka shërbyer lobit grek. “Evi e preu biletën e para dhe mbërriti në kohë, si e “dërguar” nga Amerika për të shpëtuar PD-në. Këtë po e përdor Berisha. Berisha nuk po e përdor si misionare, por si mall. Evi është tani një “mall” që shkëmbehet me favore ndaj Berishës. Klane të ndryshëm, që nga një lob idiot grek i vogël në Amerikë ku kjo ka shërbyer si “udhëheqëse” e deri ku ta dish se ku. Këta i kanë kërkuar Berishës: “Nëse Evi paraqitet si kryetare, ne lobojmë për ty në Departamentin e Shtetit”. Ja kaq është, pse Evi po ndjek Berishën e Metën sa në foltore edhe Metën në pijetore. Evi e fituar është edhe pse nuk bëhet kurrë kryetare e PD. Ajo nuk ka pasur dhe as do të ketë kurrë rast në jetë që të flitet kaq shumë për të, sa po flitet tani. Në fund të fundit një reportere tmerrësisht e paaftë në ATSH ishte kur u largua nga Shqipëria, e tani kthehet si mëkëmbës e Berishës”, tha Çupi.

Radari.al