Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë është gjetur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Burime nga policia bëjnë me dije se Lefteria Dhima, 75 vjeçe është gjetur e pajetë pranë kazanëve të rakisë.

Trupi i të moshuarës është dërguar në morgun e Sarandës. Sakaq raportohet se Dhima dyshohet se kishte ndërruar jetë 3-4 ditë më parë prej një arresti kardiak.

Dyshohet se ka 3-4 dite që ka ndërruar jetë, pasi kishte nisur te dekompozohej. E moshuara jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

Po kush është Pirro Dhima?

49-vjeçari nga Himara ka fituar tre herë medalje ari ( Barcelonë 1992, Atlantë 1996 dhe Sydney 2000 ) edhe një herë madalje bronzi Lojëra Olimpike të Athines më 2004, ndaj dhe konsiderohet atleti më i suksesshëm ne historinë e sportit grek.

Radari.al