Kryeministri Edi Rama ka zbardhur biseden e zhvilluar ne takimin me shefin e diplomacise europiane, Josep Borrell, ku konflikti mes Bullgarise dhe Maqedonise se Veriut ka qene ne fokus.

Rama tha se është marre peng dhe Shqiperia, referuar hapjes se bisedimeve me BE.

“Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria🤝”, shkruan Rama.

Radari.al