Sipas vëzhgimeve të IconStyle, Fjolla Morina  dhe Fisnik Syla nuk ndiqen. Gjithashtu Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Ama në një bisedë me ndjekësit, Fisniku i habiti të gjithë. Fisniku është pyetur nëse ka qenë avokati ai që u ka kërkuar të fshinë fotot bashkë dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Ai nuk ka mohuar por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”, përgjigje kjo e cila ngjallë dyshimet se çifti janë bashkë.

Kujtojmë se pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, Fjolla gjeti mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur u martuan në Maldive, ndërkohë që Fjolla ishte në kërkim nga policia.
Gjithashtu avokati i saj, Fisnik Syla, e quajti burgosjen e saj ç’njerëzore.

“FJOLLA MORINA ËSHTË ARRESTU NË MËNYRËN MË ÇNJERËZORE TË MUNDSHME, PASI QË TE NJEJTES I DIHET ADRESA E BANIMIT, MADJE E NJEJTA KA EDHE NENSHTETESI. FJOLLA MORINA NUK ËSHTË THIRRË PARAPRAKISHT QË TË INTERVISTOHET APO TI TREGOHET ARSYEJA E ARRESTIMIT. AJO ËSHTË ARRESTU PARA TË GJITHË LAGJES.AJO NUK PRANOI ASNJË URDHERESË. VETËM VERBAL “KEMI URDHËRESË PREJ SHTETIT TË SHQIPËRISË SE ËSHTË KËRKU EKSTRADIMI PËR VEPRËN TË CILËN JE SHPALL FAJTOR”, U SHPREH AVOKATI I KËNGËTARES GJATË NJË INTERVISTË.

Radari.al