Dita e madhe për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun ka ardhur!

Aktorja e humorit ka ndarë me të gjithë ndjekësit momentet më te veçanta nga kurorëzimi me bashkëshortin e saj.

“KEMI ZOTIN DËSHMITAR”, KA SHKRUAR DEMBACAJ KRAHAS FOTOVE KU DYSHJA SHKËLQENIN NË DITËN E TYRE TË BUKUR.

Një vëmendje të madhe mori padyshim Rudina, e cila kishte zgjedhur një fustan nusërie mjaft të veçantë me një rrip të zi në bel.

Rudina Dembacaj është padyshim një nga emrat më të përfolur në media. Herë pas here deklaratat e saj shkaktojnë bujë dhe kështu emri i aktores është kudo. Javët e fundit ajo është përfolur shumë për jetën e saj private veçanërisht për martesën me Mark Frrokun.

Më herët, aktorja e humorit ka ripostuar në “InstaStory” ftesën e martesës së saj, ku të gjithë mësuam se dasma me Mark Frrokun do të zhvillohej sot, më 1 tetor.

“ME BEKIMIN E FËMIJËVE TANË VIKTORIA, LEONARD, ERTA DHE MARA DËSHIROJMË TË KURORËZOJMË DASHURINË TONË PËRPARA ZOTIT, FAMILJARËVE DHE MIQVE QË NA GËZOJNË JETËN!

NDAJ DO TË ISHIM TË LUMTUR T’JU KISHIM NË FESTËN TONË TË PAHARRUESHME, DITËN E PREMTE, 01.10.2021, ORA 19:00.

LUTEM KONFIRMIMIN TUAJ SA MË HERËT”, SHKRUHET NË FTESËN E DASMËS SË RUDINËS DHE MARKUT.

Radari.al